Kualifikueset e Euro U19 2025/ Shqipëria luan ndeshjen e dytë ndaj Danimarkës

schedule16:36 - 16 Nëntor, 2024

schedule 16:36 - 16 Nëntor, 2024

Shqipëria U-19 luajti sot ndeshjen e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2025 ndaj Danimarkës. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena” përfundoi me fitoren minimale të Danimarkës 1-0.

Trajneri Julian Ahmataj e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen ndaj Izraelit: Alain Taho (C), Fabjan Perndreca, Kleo Shpuza, Adi Kurti (C), Antonios Dama, Jordi Jaku, Rron Breca Hasani, Frederik Tosku, Denis Prendi, Ergis Arifi, Klejdi Marinaj.

Ndeshja nisi e qetë dhe pas disa minutave Danimarka shtoi ritmin dhe u hodh në kërkim të golit. Miqtë shënuan në minutën e 37-të me Tobias Lund Jensen. Pjesa e parë u mbyll 1-0.

Në fraksionin e dytë kuqezinjtë provuan gjithçka për të barazuar rezultatin, por pa sukses. Trajneri Ahmataj aktivizoi edhe Sulejmanin, Hysalliun, Kasharin, Vranicin dhe Marinajn. Në fund takimi u mbyll me fitoren e Danimarkës 1-0.

Po sot, u zhvillua edhe ndeshja tjetër e grupit mes Izraelit dhe Irlandës së Veriut. Në stadiumin “Niko Dovana” fitoi Izraeli me rezultatin 3-1.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj Irlandës së Veriut në orën 15:00, në “Elbasan Arena”. /FSHF

Raundi i parë i kualifikueseve të Europianit 2025 për moshën U-19

Irlandë e Veriut – Danimarkë  0-4

Izrael – Shqipëri    6-0

Izrael – Irlandë e Veriut 3-1

Danimarkë – Shqipëri 1-0

Shqipëri– Irlandë e Veriut, 19 nëntor, ora 15:00, “Elbasan Arena”

Danimarkë– Izrael, 19 nëntor, ora 15:00, “Shtëpia e Futbollit”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!