Përveç sfidës spektakolare, Kosovë-Zvicër, mbrëmjen e kësaj të shtune do të zhvillohen dhe 2 përballje të tjera të vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024 .
Kështu, “të kaltërit” e Italisë të udhëhequr nga tekniku Luciano Spalleti dhe kapiteni Ciro Immobile në fushën e blertë do të kërkojnë fitoren në Shkup, ku do të përballen me përfaqësuesin e Maqedonisë së Veriut.
Ndërsa, në krahun tjetër, Rumania do të presë në Bukuresht, Izraelin, në një sfidë që pritet të tregojë shumë për kualifikimin e njërës prej këtyre dy skuadrave në fazën përfundimtare të turneut. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare:
Maqedoni e Veriut-Itali
Rumani-Izrael