Nuk mundën të ruanin avantazhin e ndeshjes së parë.
Struga është mposhtur 3-1, në transfertën armene, nga Pyunik Yerevan, të cilët kanë siguruar kështu kalimin për në raundin e tretë kualifikues, të Conference League, duke nxjerrë kështu të pavlefshme fitoren e kampionëve të Maqedonisë së Veriut.
Pyunik shënoi golin e parë në minutën e 16’ me Deble dhe të dytin në minutën e 45’ me Kovalenko. Struga reagoi dhe shënoi me Ibraimin në minutën e 45+5’ dhe rezistoi deri në fund, mirëpo në momentin kur u duk se ndeshja po shkonte në shtesë, në minutën e 90+6’ Kovalenko shënoi golin e tretë për ekipin e tij.
Falë këtij goli siç theksuam edhe më sipër bëri qëi armenët e Pyunik Yerevan, të sigurojnë kalimin në raundin tjetër, teksa për Strugën mbyllet këtu rrugëtimi në arenën europiane, për këtë sezon. /i.m /abcnews/al