Kualifikueset e Champions League/ Laçi e Tuci spektakël te Sparta, Xhixha fiton pa gol te Qarabag

schedule21:36 - 30 Korrik, 2024

schedule 21:36 - 30 Korrik, 2024

Objektivi dihet, sigurimi i një vendi në sezonin e ri, të UEFA Champions League.

Këtë të martë kanë nisur sfidat e kthimit, të raundit të dytë kualifikuese, ku favoritët nuk kanë zhgënjyer duke fituar respektivisht ndeshjet e tyre, ku disa regjistruan edhe rezultate spektakolare.

Kështu, azerët e Qarabag, skuadër ku luan edhe ish-“ylli” i Tiranës, Redon Xhixha i ka dhënë një “shuplakë” kampionëve nga Gjibraltari, Lincol Red Imps, duke e i mundur me rezultatin e thellë 5 me 0, falë tre golave të Juninho, si dhe rrjetave të Benzia e Leandro Andrade.

Minuta pati edhe për ish-sulmuesin “bardheblu”, i cili zbriti në fushën e lojës në minutën e 80’-të, mirëpo nuk arriti të kishte ndonjë rast konkret para portës kundërshtare.

Mirëpo, nëse te Qarabag nuk pati kontribut shqiptar, komplet e kundërta ka ndodhur te çekët e Spara Prague.

Kampionët e Çekisë triumfuan me rezultatin e thellë, 4-2, ndaj irlandezëve të Shamrock Rovers, ku protoganist ishin edhe “yjet” shqiptarë, madje që të tre.

Fillimisht ishte “fantazisti” i mesfushës, Qazim Laçi, i cili asistoi golin e dytë për danezin, Mathias Ross, gol i cili i dha skuadrës së tij avantazhin, me sfidën që ishte në barazimin 1-1, pas rrjetave të Olatunji për çekët e Greene për kundërshtarët.

Greeen arriti të barazojë sërish rezultatin me fillimin e pjesës së dytë, por vetëm një minutë më vonë në 48’-ën, Sorensen mori sërish avantazhin, ndërsa goli që “vulosi” fitoren ishte totalisht shqiptar.

“Ylli” nga Kosova Ermal Krasniqi jep një pasim fantastik për “legjionarin” e sulmit, Indrit Tuci, me këtë të fundit që nuk gabon, duke “vulosur” kështu fitoren e madhe të skuadrës së tij dhe kualifikimin në raundin e mëtejshëm.

Në sfida të tjera, Fenerbahce e Jose Mourinho fitoi lehtësisht ndaj Lugano, me rezultatin 2-1, duke mbyllur diskutimin e kualifikimit me rezultatin e përgjithshëm, 6-4.

Qipriotët e APOEL barazuan 1-1, në transfertën e Petrocub, por sërish arritën kualifikimin pas fitores në Qipro.

Kualifikimin për në fazën e ardhshme e siguruan gjithashtu edhe skuadrat e Ferencvaros, Slovan Bratislava e Malmo. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!