Kualifikueset e Botërorit 2022, UEFA fut Katarin në grupin e Ronaldos

schedule10:57 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 10:57 - 9 Dhjetor, 2020

Katari, organizatori i Kupës së Botës 2022, do të vendoset në grupin A në kualifikueset e UEFA-s. Sigurisht do të jenë thjesht ndeshje miqësore dhe nuk do të ketë llogaritje pikësh, sikurse ndodhi para EURO 2016 në grupin e Shqipërisë, ku ishte Franca organizatore.

Kështu Katari do të jetë në një grup me Portugalinë, Serbinë, Irlandën, Luksemburgun dhe Azerbajxhanin. Grupi A do të bëhet me 6 skuadra dhe kështu Katari do të ketë mundësinë të zhvillojë ndeshje para Botërorit, sikurse edhe tifozët do të mund të shohin skuadrën e tyre duke luajtur ndeshje të rëndësishme, si ajo me Portugalinë e Cristiano Ronaldos.

The Indipendent raporton se kjo lëvizje u konfirmua pas bisedimeve të AFC dhe UEFA. Nuk është hera e parë që Katari përfshihen në të tilla skenare mes konfederatave. Ata kanë marrë pjesë edhe në Copa Amerika 2019 dhe do të marrin pjesë edhe në Copa America 2021.

Në muajin mars Katari do të përballet me Luksemburgun, Azerbajxhanin dhe Irlandën, kurse në shtator me Serbinë, Portugalinë dhe Luksemburgun. Në tetor janë programuar sfida me Portugalinë dhe Irlandën, kurse në nëntor kundër Serbisë dhe Azerbajxhanit. Katari ndeshjet do t’i luajë të gjitha në Europë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!