Carlos Augusto është tërësisht në pronësi të Interit. Kjo gjë u bë fakt i kryer pas fitores së të hënës mbrëma të Interit ndaj Empolit, fitore e cila bëri që zikaltërit të kualifikoheshin matematikisht në Champions League.
Ky ishte një kusht që u përfshi në huazimin e brazilianit nga Monza për blerjen perfundimtare automatike.
Interi, për shkak të klauzolës së futur në verë, do të paguajë 7.5 milionë euro të mbetura në arkën e Monza./h.ll/abcnews.al