Kualifikim “i çmendur”/ Gjermania i mbijeton sfidës triller me Italinë

schedule12:23 - 24 Mars, 2025

schedule 12:23 - 24 Mars, 2025

Ishte padyshim një sfidë për infarkt. Kjo shprehje është përdorur kaq shumë në futboll, veçse sporti më I madh I botës na dha një tjetër spektakël të tmerrshëm.

Gjermania I mbijetoi një pjese të dytë katastrofike, për të kaluar në fazën finale të Ligës së Kombeve, duke eliminuar atë që ka qenë gjithmonë “macja e saj e zezë”.

Tepër rrallë “teutonët” janë kualifikuar përballë Italisë, por pas suksesit në Euro 2016 me penallti, erdhi edhe ky.

Në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit, skuadra e trajnerit Julian Nagelsman luajti më mirë dhe e meritoi, veçse rrezikoi dështimin.

Pjesa e parë ishte e shkëlqyer, me epërsi 3-0, pas golave nga Kimih me penallti në 30’, Musiala në 36’ dhe Klajndinst në 45’.

Gjithsesi, pas pushimit, kontrasti ishte thuajse i plotë.

Italia shkurtoi diferencën me golat nga Moise Kean në 49’ e  69’, dhe pastaj kërkoi penallti në 74’.

Arbitri polak Marciniak e akordoi, por pastaj e rishqyrtoi me ndihmën e VAR-it dhe e anuloi.

Në fund fare, e dha një 11-metërsh për Italinë, por goli për 3-3 në 95’ nuk mund të bënte dallimin.

Falë fitores 2-1 në Milano, Gjermania shkon në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, ku do të ketë përballë Portugalinë e Kristiano Ronaldos.

“Çfarë goli, – feston tabloidja “Bild”, – çfarë pjesësh loje diametralisht të kundërta! O Zot, kjo ishte një çmenduri! Tani kemi miniEuropianin tonë!”

Revista “Kiker” shkruan për “leksionet gjermane pas 3-3 ndaj Italisë: Gjermani, je e paralajmëruar, pjesa e parë pranë përsosmërisë, e dyta për karton të kuq!”

“Italia, çfarë zemërimi, – shkruan “La Gazeta delo Sport”, – nga 0-3 në 3-3, por kalon Gjermania. Në Dortmund dhurojmë një pjesë loje, pastaj Super Kean dhe VAR-i na heq një penallti të pastër!”

“E dhuruar, – titullon në formë akuze “Il Korriere delo Sport”, me foton e Donarumës, – eliminohemi nga Gjermania merr gabimeve dhe mundësisë së humbur!”

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsman, e merr sportivisht.

“Natyrisht që ishte e vështirë. Nuk ekzistojnë ndeshje të përsosura në futboll. Megjithatë, mendoj se duke marrë parasysh të dyja përballjet, ne e merituam kualifikimin. Jam I kënaqur që skuadra luajti futboll, dhe unë dua që loja jonë të jetë gjithnjë argëtuese. E qartë, që ne jemi një komb që vazhdimisht ankohemi, por jam I lumtur për unitetin që ekzistoi mes lojtarëve dhe tifozëve. Skuadra dha gjithçka, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Pjesa e parë ishte e jashtëzakonshmë, por ndeshja u bë paksa e çmendur në fund”.

Gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kombeve, Gjermani-Portugali, do të luhet në 4 qershor në Mynih, ndërsa në 5 do të jetë Spanjë-Francë në Shtutgart. Finalja e madhe, sërish në “Alianc Arenë” të Mynihut, në 8 qershor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!