Në një lidhje me “Abc news”, pedagogu Ndriçim Mehmeti ka folur për mësimin online dhe problematikat që sipas tij po has mësimi këto muaj.
Ai u shpreh se ministrja e Arsimit e ka pranuar se nuk kemi pasur një platformë për mësimin online.
“Nuk di ndonjë vend që rrjetet sociale si “Facebook” apo “Watsapp” për të zhvilluar mësimin. Vetë deklaratat e ministres hedhin poshtë dobishmërinë.
Nëse marrim në konsideratë se sa fëmijë marrin mësim dhe sa të tjerë diskriminohen atëherë jemi në shkelje të Kushtetutës. Mësimi online nuk siguron dije të qëndrueshme, barazi të shtetasve dhe nuk dimë se kush do të jetë rezultati i saj.
Duhet të pranojmë se mësuesit janë diskriminuar dhe nuk i janë njohur orët shtesë duke u justifikuar me pushimet madje edhe duke i ulur rrogat. Ministrja Besa të marrë shembull Kosovën”, u shpreh Mehmeti.
Gjithashtu ai theksoi se deri në mars nuk ishin plotësuar mësimet e mbetura pas, nga tërmeti.
“Sa prej fëmijëve që janë në çadra kanë mundësi për të mësuar. Shteti kryen bullizëm kundrejt shtetasve të tij. Qindra apo mijëra mësues shprehen se nxënësit po bëjnë mësim fiktiv. Mësim është bërë nga televizioni, por po flasim për dobishmërinë e dijes.
Bota e ka ndërprerë mësimin dhe e ka deklaruar të mbyllur mësimin.
Shteti i ka krijuar mundësi dhe hapësirë për të pasur krijimtaritë e tyre. Të deklarojë mbylljen e vitit shkollor për shkaqet madhore.
Matura dhe klasa e 9 janë çështje tjetër. Laboratorët duhet të ishin shtuar me kohë, por në shtatë vite kanë mbetur po ato që ishin. Të mos ndërpritet paga e mësuesve në mënyrë abuzive”, deklaroi Mehmeti./abcnews.al