Ku ndryshon Ukraina e 2014-s me atë të 2022-t? Shelest në “Ballkan”: Sot e dimë që Rusia është armiku

schedule18:48 - 8 Prill, 2022

schedule 18:48 - 8 Prill, 2022

Në fokus të emisionit “Ballkan” në Abc, të gazetares Linda Karadaku, ishte lufta në Ukrainë.

Për të folur me këtë temë pati një lidhje me Skype me gazetaren ukrainase Hanna Shelest, ndërkohë i pranishëm në studio ishte dhe kryeredaktori i Abcnews.al, Emirjon Senja.

Shelst tha se situata në disa qytetet të Ukrainës është e qetë dhe  se forcat Ajrore të Mbrojtjes së Ukrainës tashmë janë funskionale, ndërsa shtoi se në disa qytete të tjera rusët po targetojnë civilët duke kryer masakra.

E pyetur nga Senja se çfarë ndryshoi nga në Ukrainë përgjatë 8 viteve, duke patur parasysh se në vitin 2018-të kur Rusia aneksonte Krimenë nuk pati reagim, ndërsa sot po i përgjigjen madje dhe po fitojnë luftën, Shelest tha se populli, dhe ushtria kuptuan që Rusia është armik dhe jo mik.

Pjesë nga biseda:

Senja: Lajmi i mirë është se forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës janë funksionale. Ajo që unë doja të dija më shumë, Ukraina e sotme nuk i ngjan fare Ukrainës së vitit 2014-të ku forcat ruse aneksuan Krimenë, u futën me ushtrinë në Donbas. Dua të di si u transformua kjo shoqëri brenda 8 vitesh?

Shelest: Është një pyetje shumë e mirë. Ka 3 gjëra që kanë ndryshuar nga 20-14-s, është motivimi. Në 2014-n ukrainasit nuk besonin se rusët do të luftonin. Pas 8 vitesh ata erdhën në lindje të qytetit dhe e kuptuan se kush është armiku. E dyta është trajnimi i forcave të armatosura, ka ndryshuar gjithçka që të suportojmë vendasit. Tani mund të shohësh që forcat e armatosura të Ukrainës po punojnë si forca moderne, forcat ruse kanë shumë personel por po funksionojnë si BS. Dhe më i rëndësishmi, në këto 8 vite kuptuam që Rusia nuk është vend miqësor dhe është armiku i vërtetë.

Senja: Sot është raportuar për një sulm treni në Kramatorsk, a ka një të dhënë mbi numrin e viktimave dhe detaje të tjera që kanë ndodhur dhe nëse ka apsur sulme të tjera të ngjashme në Ukrainë?

Shelest: Kramatorsk është një nga sulmet më të dhimbshme të javëve të fundit. Njerëzit e jugut janë duke pritur trenat. Kanë konfirmuar 50 të vdekur, po pres për numrin e të lënduarve. Nga këta të lënduar 55 janë fëmijë. Fatkeqësisht e dimë që 40 mijë mjekë njëkohësisht janë duke bërë operacione kirurgjikale. Kramatorsk mund të jetë një nga pikat më të reja të historisë së kësaj lufte. Janë duke targetuar civilët që janë duke u evakuuar. Rusët kanë rigrupuar të gjithë ushtrinë e tyre në lindje, dhe duke ditur këtë informacion kanë targetuar stacionet e trenave. Duhet të themi se korridoret kanë të sigurta.

Senja: Është derdhur shumë gjak deri tani në Ukrainë, një nga justifikimit që jep Rusia është se nuk duan që Ukraina të futet në NATO. Deri tani janë duke u zhvilluar negociata, ku janë zbuluar disa nga pikat. Një nga pikat është që Ukrainë të kthehet në një shtet neutral. Pas gjithë këtij gjaku që është derdhur a jeni ju të gatshme që të sakrifikoni në qasjen drejt BE, apo gjërat kanë ndodhur dhe ju do të shkoni dhe të integroheni në BE.

Shelest: NATO është një justifikim jo arsye e vërtetë. Në 2014-n Ukraina ishte shtet neutral por kjo nuk e pengoi Rusinë të aneksonte Krimenë. Po të shohësh sjelljen e parlamentit rus ata Ukrainën nuk e njohin Ukrainën si shtet. Të gjitha deklarata janë për Ukrainën dhe ukrainasit si shtet i pavarur. Mund tu them se janë ide naziste nga drejtimi i Rusisë.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!