“Ku je zemër, të vijë të të marr?”, dalin SMS-të e Serena Sulës me Brilant Martinajn: I riu u ekzekutua në Fushë Krujë

schedule11:44 - 19 Korrik, 2022

schedule 11:44 - 19 Korrik, 2022

Një nga tre viktimat e atentatit në mbikalimin e Fushë-Krujës ishte Brilant Martinaj, i cili ka pasur një shoqëri të madhe me personazhe të njohur të botës së showbiz-it. Ata reaguan të tronditur për vdekjen e 23-vjeçarit, ku mund të përmendim reperët Stresi, Fero, ish-konkurentja e “Përputhen”, Jasmin Kadriu dhe ish-Missi Serena Sula.

LEXO EDHE: Serena Sula publikon mesazhet me Brilant Martinajn dhe tregon raportin mes tyre

Madje, kjo e fundit ka publikuar edhe disa mesazhe të shëmbyera mes tyre, ku Martinaj i kërkon të takohen.

“Ku je o jetë? A të vijë të të marr? Hë më thuaj? Ku je zemër?”, janë disa nga fjalët që ai ka shkruar.

Nga ana tjetër, Sula shprehet e pikëlluar dhe i duket e pabesueshme që kjo gjë ka ndodhur.

“Akoma s’më besohet kjo që ka ndodhur. Jam thjesht pa fjalë, tmerr. Ngushëllimet e mia nga zemra familjarëve të vet. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen për djalin tuaj të vetëm. Akoma s’më besohet se një shok si ti, një djalë i ri me të gjitha s’është më në këtë botë. Eh kështu e paska jeta ndonjëherë, qenka shumë e padrejtë. U prehshë në paqe e të ndritë shpirti”, ka shkruar Serena përmbi mesazhet.

Serena Sula është e njohur si “vajza e skandaleve”, që bën twerk pa komplekse. Ajo ka sfiduar çdo limit me performancat e saj, duke marrë mijëra klikime./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!