Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit, Ardian Ismajli, ka shfrytëzuar rrjetet e tij sociale për t’iu përgjigjur disa kritikuesve të tij. Gjiganti i mbrojtjes luajti për moshat e Kosovës, por zgjodhi Shqipërinë për të përfaqësuar. Kur ai bëri këtë zgjedhje, mediet e Kosovës e “masakruan”, duke e quajtur lojtar stoli dhe asnjëherë zgjedhje të parë.
Por pas shumë paraqitjeve të shkëlqyera me Shqipërinë, Ismajli është kthyer në një titullar të padiskutueshëm. Pak minuta më parë, futbollisti kuqezi i është përgjigjur këtyre kritikave, duke shkruar: “Diçka për ‘rezervistin’. Nuk po dëgjohen disa gazeta dhe analistë nga Kosova. Kanë humbur, sidomos ai i famshmi… Askush nuk ka mundur të më mposhtë e as nuk do të munden. Kam ndihmën e Zotit edhe familjes. Vetëm përpara dhe me suksese vazhdojmë”.