Ku i marrin paratë Meghan dhe Harry, tani që Pallati nuk i mbështet më financiarisht?

schedule09:06 - 11 Mars, 2021

schedule 09:06 - 11 Mars, 2021

Duka dhe Dukesha e Sussex njoftuan në janar të 2020-ës heqjen dorë nga titujt mbretëror duke u larguar nga Pallati. Ata gjithashtu thanë se do të ishin të pavarur financiarisht. Çifti  do të vazhdonte të merrte para për një kohë nga babai i Harryt, sipas marrëveshjes së re, megjithëse është e paqartë nëse këto para do t’i jepte Princ Charles, informon abcnews.al.

Por, në intervistën me Oprah Wifery, Harry tha se, tashmë Familja Mbretërore u kishte ndërprerë çdo të ardhur financiare.

Nuk është e qartë nëse ai po i referohej parave që çifti merrte nga të ardhurat e princit Charles, nga granti sovran i financuar nga taksapaguesit, apo nga të dyja.

A janë të pasur Duka dhe Dukesha e Sussex?

Si Duka ashtu edhe Dukesha kanë pasuri të konsiderueshme personale.

Princi William dhe Princi Harry morën pjesën më të madhe të pasurisë prej 13 milion paund, të lëna nga nëna e tyre, Princesha Diana, informon abcnews.al.

Princit Harry gjithashtu mendohet se i janë lënë miliona paund nga stërgjyshja e tij, Mbretëresha Nënë, thotë korrespondenti mbretëror i BBC, Nick Witchell.

Gjatë karrierës së saj si aktore, Dukesha e Sussex mori një pagesë prej 50,000 dollarësh për episod për dramën ligjore Suits. Ajo gjithashtu drejtoi një blog dhe krijoi linjën e saj të modës për një markë kanadeze.

Çfarë të ardhurash të tjera kanë?

Meqenëse ata nuk janë më ‘mbretër në detyrë’, Harry dhe Meghan janë të lirë të krijojnë të ardhurat e tyre.

Çifti nuk u paguan për intervistën me Oprah, por që kur u transferuan në SHBA, ata kanë bërë marrëveshje me shërbimet streaming Netflix dhe Spotify. Ka pasur spekulime se këto marrëveshje vlejnë miliona.

Ata gjithashtu kanë krijuar një organizatë të quajtur Archewell, informon abcnews.al

Kush paguan për sigurinë e tyre?

Kur çifti jetoi në Mbretërinë e Bashkuar atyre siguria iu garantua nga Policia Metropolitane. Pasi qeveria kanadeze njoftoi se do të ndalonte sigurimin e familjes, Harry dhe Meghan vendosën të transferohen në SHBA.

Miliarderi amerikan Tyler Perry i ofroi çiftit një shtëpi për të qëndruar dhe siguri gjatë muajve të parë të bllokimit, zbuloi çifti./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!