Bashkimi dhe ku gabuan shqiptarët? Lubonja: Ju tregoj një batutë nga burgu që kërcet shumë

schedule23:44 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 23:44 - 4 Dhjetor, 2020

Ku gabuan shqiptarët 30 vite? Publicisti Fatos Lubonja analizoi mbrëmjen e sotme në emisionin “Prishtinë-Tiranë” të drejtuar nga gazetari Baton Haxhiu në “ABC” çështjen e bashkimit kombëtar dhe integrimin, ndërsa e ilustroi me një batutë nga koha që ishte në burg.

Ku gabuan shqiptarët për çfarë, që nuk hynë në Europë apo që nuk u bashkuan? E kam thënë më herët dhe pjesërisht i mbetem. Kemi nevojë për shumë për dy, shtet më të mirë, se shtet më të madh edhe andej edhe këtej kufirit, mbi të gjitha. Pse? Sepse në fund fare unë e mas të mirën mesa dinjitet kam unë si qytetar në shtetin ku jetoj. Nëse ti më thua sakrifiko dinjitetin tënd për një shtet më të madh, unë nuk e sakrifikoj fare. Sepse unë dua dinjitetin tim. 

Unë jam për një shtet më të mirë, që sot për sot, konkretisht, duhet të punohet dhe ndërtohet për një shtet sa më të mirë në Shqipëri dhe Kosovë. Ku të kesh më shumë dinjitet, ku shqiptarët të mos lënë Shqipërinë siç po e lënë dhe kosovarët siç po e lënë. Kjo është primare, pastaj përsa i përket idesë së një bashkimi në një shtet kombëtar, mendoj që nuk është opsion që përjashtohet, por jo mbi idenë që armiku serb, armiku grek, se është një kohë e tejkaluar, por me idenë që jetojmë më mirë, ndoshta se kemi më shumë mirëkuptim, rrënjë të përbashkëta, por edhe demokraci, se pa demokraci më mirë iki në Serbi ose…

E dini ju në kohën e Jugosllavisë, po them një batutë, se po zgjatem shumë, kur ju ëndërronit për Shqipërinë, në burg ka mbetur një batutë e njërit, që kishte qenë në Jugosllavi, se lidhet me temën, e kishin marrë jugosllavët e kishin futur në burg dhe pastaj e kthyen. Se ku kishte qenë në një burg atje dhe kur bënin të burgosurit…çfarë ëndërron ti për të ardhmen, se kjo do të kërcasë shumë, por do e them se ishte batutë e bukur. Njëri thoshte dua kështu, tjetri ashtu dhe ai thoshte “ta kaloj pjesën tjetër të jetës në burgjet jugosllave”. Pra ky është ai bashkimi që thua ti. 

Kur bashkohem unë nën Enver Hoxhën më mirë rri te Tito. Ky ishte thelbi i kësaj. Prandaj kur të flasim për bashkim mbi të gjitha duhet të flasim për të drejtat e njeriut për dinjitet, se ideja që unë të bashkoj ty për madhështinë time, siç mund ta kenë disa këtu tek ne, për mua është shumë e rrezikshme, bashkimi duhet të jetë kulturor, shpirtëror, ekonomik, mund të vijë natyrshëm, por jo për lavdinë e një “Skënderbeu” që aspiron që unë ju bashkova juve. Bashkimi më i mirë në këtë kontekst është të mos izolohemi, por të ndjekim si me thënë gjithë kontekstin ku jetojmë, frymën, që jetojmë” tha ai./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!