“Ku e ke çuar drogën?”: Telefonata nga Ekuadori që vuri në lëvizje tre grupe kriminale në Shqipëri

schedule13:41 - 30 Janar, 2020

schedule 13:41 - 30 Janar, 2020

Përvec zgjerimit të hartës së trupi për gjetjen e trupit të Jan Prengës, burime policore kanë njoftuar se janë zbuluar në bazë të përgjimeve në marrëveshje dhe me autoritetet britanike se cili ka qenë personi që ka urdhëruar pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës.

Siç raporton Glidona Daci për ABC News, bëhet fjalë për Dritan Gramoz Rexhepi, sipas policisë ky është personi që porositi nga burgu në Ekuador pengmarrjen e Jak Prengës.

Rexhepi ndodhet në burg në Ekuador që prej vitit 2014, aty ai njihet edhe me emrin Lulzim Murataj.

Për autoritetet shqiptare por jo vetëm Rexhepi njihet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore pasi ai ka kryer një sërë veprash të rënda penale jo vetëm në shqipëri.

Dritan Rexhepi, i  njohur si “koka” i një rrjeti trafiku kokaine, në bazë të përgjimeve ka komunikuar më vëllain e Jan Prengës, Astrit Prengën i cili ndodhet në burg në Mbretërinë e Bashkuar.

Rexhepi mësohet se i ka kërkuar Astrit Prengës që të japë sqarime në lidhje me drogën që ka humbur.

Astriti mendohet se ka patur për detyrë që të marrë lëndën narkotike nga porti i Portsmooth në Britaninë e Madhe dhe ta dërgojë në destinacionin final por droga nuk është dorëzuar nga Astrit Prenga.

Dritan Rexhepi

Duke qenë në këtë situatë Rexhepi ka dhënë urdhrin për rrëmbimin e vëllait Jan Prengës, urdhër i cili u zbatua në 17 janar.

Në përgjime të tjera gjithashtu kanë dalë se familjarë të Jan Prengës kanë dërguar persona për pajtim gjaqesh në Bardhaj të Shkodrës për të bërë të mundur qetësimin e situatës, dhe Jan Prenga të kthehej i gjallë pranë familjes.

Por në fakt tashmë policia ka konfirmuar se Jan Prenga ka humbur jetën.

Ditën e nesërme do të caktohet masa e sigurisë për 5 personat tashmë të arrestuar.

Renea gjithashtu ka patur një aksion ditën e sotme në Shkodër ku sipas burimeve ky operacion ka të bëjë pikërisht me pengmarrjen e Jan Prengës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!