Ku do t’i gjeni votat për amnistinë penale? Përgjigjet ministri Manja

schedule13:47 - 21 Shkurt, 2024

schedule 13:47 - 21 Shkurt, 2024

Nisur nga debati i zhvilluar ditët e fundit për projektligjin për amnistinë penale, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në përfundim të mbledhjes së qeverisë, sqaroi se nuk do të ketë amnisti për asnjë nga veprat që po hetohet dhe gjykohet në Gjykatën Speciale.

Ai nënvizoi se amnistia nuk është akt i qeverisë dhe se është Kuvendi ai që vendos.

I pyetur se ku do t’i gjejnë votat për projektligjin për amnistinë, ministri Manja ka theksuar se amnistia është akt i sovranit dhe se është një nga parimet kryesore për mbrojtjen e interesit publik.

Amnistia është akt i sovranit. Një nga parimet kryesore është mbrojtja e interesit publik.  Nuk është amnistia e parë që bëhet. Kemi ndjekur traditën e Parlamentit. Do të më vinte keq nëse vota e deputetëve të Kuvendit do të kondicionohet nga agjenda të vogla.”, tha ai.

Sakaq, ministri Manja u pyet për emrin e ri të drejtorit të Burgjeve, ku tha se do të diskutohet me kryeministrin dhe Këshillin e Ministrave.

Unë e kam falënderuar edhe për bashkëpunimin ish-drejtorin e Burgjeve. Sistemi i brigjeve sot është në një nivel tjetër, sado të kemi një emër do e diskutojmë me kryeministrin dhe Këshillin e Ministrave.”, përfundoi Manja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!