Policia ka zbuluar një tjetër “shtëpi bari”, këtë herë në Malësi të Madhe. Uniformat blu bëjnë të ditur se dy persona janë shpallur në kërkim, pas finalizimit të operacionit të koduar “Culaj”.
Këta të fundit përshtatën ambientin e marrë me qira (bar-restorat-hotel), për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave. Sipas policisë, është proceduar penalisht pronari që kishte dhënë me qira ambietin dhe nën hetim janë vënë edhe 4 punonjës të OSHEE-së.
Gjatë kontrollit rezultoi se shtetasi K. N., në bashkëpunim me shtetasin A. S., e kishte përshtatur këtë ambient për kultivimin e bimëve narkotike cannabis sativa, me anë të llambave.
Në katin e parë dhe të dytë të godinës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 300 bimë të dyshuara narkotike, të kultivuara në vazo, 1.3 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 230 llamba me stabilizator.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ambientit është konstatuar edhe lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Njoftimi i plotë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Culaj”.
Përshtatën ambientin e marrë me qira (bar-restorat-hotel), për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, shpallen në kërkim 2 shtetas.
Procedohet penalisht pronari që kishte dhënë me qira ambientet në pronësi të tij.
Procedohen në gjendje të lirë edhe 4 punonjës të OSHEE-së.
Strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, në kuadër të masave të marra për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe bazuar në informacionet e siguruara për përshtatjen e një ambienti për kultivimin e bimëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Culaj”.
Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll të befasishëm në Rrugën e Culajve, në Malësi të Madhe, në biznesin (bar-restorant-hotel), në pronësi të shtetasit F. E., i cili ia kishte dhënë me qira këtë ambient, shtetasit K. N.
Gjatë kontrollit rezultoi se shtetasi K. N., në bashkëpunim me shtetasin A. S., e kishte përshtatur këtë ambient për kultivimin e bimëve narkotike cannabis sativa, me anë të llambave.
Në katin e parë dhe të dytë të godinës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 300 bimë të dyshuara narkotike, të kultivuara në vazo, 1.3 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 230 llamba me stabilizator.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ambientit është konstatuar edhe lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Në kuadër të këtij operacioni u shpallën në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, shtetasit K. N. dhe A. S., të cilit kishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, ambientet e biznesit (bar-restorant-hotel), në pronësi të shtetasit F. E.
Në vijim të veprimeve hetimore u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi F. E., 44 vjeç, banues në fshatin Çulaj, Malësi e Madhe, Shkodër, i cili i kishte dhënë me qira shtetasit K. N., ambientet në pronësi të tij.
Gjitashtu u proceduan penalisht në gjëndje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, 4 punonjës të OSHEE-së, shtetasit:
- Zh., 45 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër, koordinatori i zonës; S. H., 58 vjeç, banues në fshatin Grudë Fushë, Malësi e Madhe, shefi i ekipit të OSHEE-së; G. B., 52 vjeç, banues në fshatin Çesme, Malësi e Madhe, elekticist pranë OSHEE-së; R. B., 22 vjeç, banues në Malësi të Madhe, lexues i aparatit matës.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al