Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kthupi: Rama i dha kohë Veliajt që të jepte dorëheqjen, nuk kemi zgjidhje politike

schedule20:57 - 17 Shtator, 2025

schedule 20:57 - 17 Shtator, 2025

Analisti Rezart Kthupi thotë se kryeministri Edi Rama i dha kohë Erion Veliajt që të jepte dorëheqjen nga kreu i Bashkisë Tiranë, por ai nuk e bëri.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Kthupi u shpreh se kemi një ngërç ligjor, pasi nuk ka zgjidhje politike.

“Vendimi është super politik në rastin konkret. Mbyllja e këtij cikli, nuk është vetëm shqiptar. Kryetari i bashkisë së kryeqytetit ka opsionin më të mirë për të garuar. Kur je kryetar i bashkisë më të madhe në vend, politikisht kërkon të shkon në pozitën e kryeministrit. Duke mbyllur këtu jep dy mesazhe. E para, unë nuk kam ndërmend të lëviz nga kreytari i PS dhe kryeministër. E dyta, kushdo që do jetë pasues i Ramës, duhet të jetë zgjedhje e Ramës. Në këtë pikë, e ka mbyllur diktatin absolut që ka mbi PS. Jemi në një cikël të ri. E filloi që me shkarkimin e drejtorëve të bashkive. Politikisht, zoti Veliaj duhet ta jepte dorëheqjen kohë më përpara. Rama i ka dhënë kohë të reagonte politikisht. Do çlironte një ngërç, kemi një ngërç ligjor sepse nuk kemi zgjidhje politike.”, theksoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!