Kthjellime dhe vranësira të shpeshta, si do jenë temperaturat

schedule07:12 - 16 Mars, 2024

schedule 07:12 - 16 Mars, 2024

Shqipëria do të vijojë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me vranësira disi më të dendura do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes lindore duke rrezikuar momente me pika shiu.

Pjesa e dytë të ditës do të vijojë me të njëjtat kushte meteorologjike, ku vranësirat dhe intervalet e shkurtra me kthjellime do të jenë dominante në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat minimale por do të rriten edhe maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 3°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 22°C vlera më e lartë përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësinë mbi 28 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim të papërfillshëm.

Kosova

Orët e para të mëngjesit në Kosovë parashikohet të jenë nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave por gjatë mesditës dhe në vijim pritet që gradualisht vranësirat të bëhen edhe më të dukshme ku më të theksuara do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore të vendit, megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë në të gjithë territorin e Kosovës edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera më e ulët dhe maksimumet do të ngjiten deri në 17°C në zonat Jugperëndimore të Kosovës. Era do të fryjë e lehtë POR herë pas here forcohet duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 28 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV në pjesën e parë të ditës paraqitet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që i gjithë vendi të jetë me intervale të gjata kthjellimesh por pas mesditës dhe kryesisht pasditja do të shtojnë dukshëm vranësirat në të gjithë territorin e MV, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat perëndimore dhe jugperëndimore të MV. Parashikohet që të njëjta kushte atmosferike të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturave të ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë si gjatë mëngjesit edhe në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera minimale deri në 20°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi Perëndimor.

Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke kushtëzuar mot; kryesisht të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta; si pasojë e masave ajrore me origjinë Perëndimore NDERSA nën ndikimin e reshjeve të dendura të dëborës dhe erës së fortë do të vijojë Europa Veriore dhe rajoni i Balltikut. Po ashtu; aktivizimi i ciklonit të Islandës ka bërë që; vranësirat, rrebeshet e shiut si edhe stuhitë e forta të erës të mbeten prezente përgjatë gjithë ditës; në Britaninë e madhe dhe pjesërisht Europën Qendrore./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!