Kthjellime dhe vranësira të shpeshta/ Rriten temperaturat, si pritet të jetë moti gjatë ditës

schedule07:26 - 10 Prill, 2025

schedule 07:26 - 10 Prill, 2025

Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në Ultësirën Perëndimore, ndërsa me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore do të jetë, moti në zonat malore.

Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin shtim të vranësirave dhe shirave në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar bregdetin i cili do të vijojë pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje me 2 gradë në orët e mëngjesit, por mesdita sjell një rritje të lehtë të tyre duke u luhatur nga 0°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 19°C vlera maksimale e cila do të regjistohet në qarkun e Vlorës.

Era do të fryjë mesatare; gjatë paardites, por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!