Kthjellime dhe vranësira, mësoni parashikimin e motit për sot

schedule07:12 - 27 Tetor, 2020

schedule 07:12 - 27 Tetor, 2020

Sipas MeteoAlb: Dita nis me mot të kthjellët dhe vranësira të lehta në vendin tonë. Por  duke ju afruar mesditës vranësirat bëhen me të shpeshta në skajin verior duke sjellë dhe ndonjë shi të izoluar, ndërsa pjesa tjetër e vendit vijon me kthjellime.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 20°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

Kosova

MBETET në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta gjatë pjesës së parë të ditës. Por pasditja sjellë shpeshtim të vranësirave në të gjithë Kosovën.

Maqedonia e Veriut

Vijon ndikimi i motit të kthjellët deri në pasdite kur vranësirat bëhen të dukshme në zonat perëndimore dhe gradualisht gjatë mbrëmjes përfshijnë gjithë MV , POR pa shi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!