Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kthjellime dhe vranësira, mësoni parashikimin e motit për sot

schedule07:09 - 30 Shtator, 2020

schedule 07:09 - 30 Shtator, 2020

Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash mbizotërojnë motin në vendin tonë gjatë paradites, duke sjellë dhe ndonjë shi të izoluar. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja mbeten në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas-herëshme.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 25°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare mbizotërojnë motin gjatë pjesës së parë të ditës. Pasditja sjell shtim të vranësirave por pa shi.

Maqedonia e Veriut

Deri në mesditë moti mbetet me kthjellime dhe vransira të herë pas-herëshme, ku më të shpeshta paraqiten në zonat veriore të MV. Pasditja dhe mbrëmja vijonë në të njëjtat kushte të motit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!