Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të jetë moti sot

schedule07:18 - 30 Prill, 2021

schedule 07:18 - 30 Prill, 2021

Sipas MeteoAlb: Mbetemi edhe ditën e premte në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të ditkojnë kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë pjesës së parë të ditës.

Edhe pjesa e dytë e ditës vijon në të njëjtat kushte atmosferike ku kthjellimet do jenë dominuese në ultësirën perëndimore ndërsa vranësira kalimtare do ketë në zonat përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes POR rritje me të paktën 2 gradë sjellin orët e mesditës duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 9°C deri në 29°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor- Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Moti në territorin e Kosovës do të jetë me kthjellime gjatë paradites. Por mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash nëpër territor por pa rrezikuar reshje. Mbrëmja sërisht ri-kthen kthjellimet.

Maqedonia e Veriut

Paraditja do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët në MV. POR pas mesditës do të ketë shpeshtim të vranësirave në zonat perëndimore edhe pse nuk priten reshje./abcnews.al