Shqipëria
Orët e para të mëngjesit në vendin tonë do të jenë me kthjellime dhe kalime vranësirash të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Lindore duke
krijuar mundësi për momente me pika shiu.
Ndërsa në orët e mesditës do të kemi mbizotërim të intervaleve të gjata me kthjellime në një pjesë të mirë të Shqipërisë.
Parashikohet që gjatë pasdites dhe mbrëmjes në zonat malore dhe pjesërisht në qytetet e zonës së ulët të ketë kalime të pakta vranësirash. Por bregdeti do të
mbetet nën ndikimin e kthejllimeve.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 20°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Kosova
Mbeten orët e para të mëngjesit me vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta dhe të izlouara shiu. Por pritet që në orët e mesditës dhe në vijim moti në Kosovë të
përmirësohet dukshëm në të gjithë territorin, duke sjellë intervale të gjata me kthjellime.
Gjithashtu do të ketë edhe kalime vranësirash, POR nuk do të gjenerojnë reshje.
Maqedonia e Veriut
Pjesa e parë e ditës në Maqedonise do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të krijojnë mundësi për shira të pakët, ku më të dukshëm do të jenë në zonat
Lindore.
Gjithashtu pritet të ketë dhe intervale të shkurtra me kthjellime. Ndërsa gjatë mesditës dhe në orët vijuese kushtet atmosferike do të përmirësohen ndjeshëm nëterritorin e Maqedonisë, si fillim në zonat perëndimore dhe gradualisht në gjithë vendin.
Rajoni dhe Europa
Europa Lindore dhe pjesa më e madhe e Jugut të kontinentit do të jenë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë në këto rajone alternime
kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash.
Ndërsa Brigjet e Egjeut, Qëndra e kontinentit dhe Ishujt Britanik do të jenë në mbizotërimin e vranësirave të shumta, të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu herë pas here të shoqëruara me mini stuhi ere.
Gjithashtu edhe vendet Nordike do të jenë me vranësira të shumta, por pritet që reshjet të jenë në formë dëbore në gadishullin Skandinav.