Kthimi te Suedia, Andersson: Ibra ta shprehë qartë, mund ta mirëpres

schedule18:37 - 24 Nëntor, 2020

schedule 18:37 - 24 Nëntor, 2020

Në një postim disa ditëve më parë Zlatan Ibrahimovic la të kuptohej se dëshiron të kthehet të luajë për kombëtaren e Suedisë, me të cilën nuk luan prej thuajse katër vitesh.

Në lidhje me këtë çështje është pyetur trajneri i Suedisë, Janne Andersson. Nëse Zlatan dëshiron, trajneri lë të kuptohet se është gati ta mirëpresë në kombëtare.

“Jam mjaft i bezdisur, edhe pse nuk e ndjek Zlatan në rrjetet sociale. Ai mund të publikojë çfarë të dojë, por në vitin 2016 ai më tha se donte të largohej dhe unë respektova zgjedhjen e tij.

 

Tani varet nga ai, nëse dëshiron të kthehet në ekipin kombëtar duhet të shprehet qartë se ka ndryshuar mendim. Nëse ndodh kështu më takon mua ta menaxhoj situatën”, shprehet fillimisht ai.

Më pas trajneri i kombëtares së Suedisë flet në lidhje me formën e mirë që Zlatan Ibrahimovic po tregon gjatë këtij fillimsezoni.

“Do të gënjeja nëse do thoja se jam i befasuar nga ajo që ai po tregon. Por më bën vazhdimisht përshtypje sesi ai vazhdon të ketë të njëjtën uri, cilësi dhe gjithçka bën.

Është atlet i shkëlqyer, lojtari më i mirë suedez i të gjitha kohërave. Po bën gjëra të jashtëzakonshme dhe e përgëzoj për këtë”, u shpreh Andersson. /abcnews.al