Kthimi masiv nëpër shtëpi i shqiptarëve të Kosovës më 1999, Vuçiç: Ishin më pak

schedule16:57 - 22 Shkurt, 2022

schedule 16:57 - 22 Shkurt, 2022

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, që po qëndron në Principatën e Monakos, ka folur për rastin e Ukrainës, shkeljen e të drejtës ndërkombëtare nga Rusia duke e ndërlidhur këtë me rastin e Kosovës.

Serbia tash e 23 vjet insiston që bashkësia ndërkombëtare me ndërhyrjen e saj e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, në këtë prizëm e sheh edhe shkëputjen e Kosovës dhe pavarësimin e saj, pavarësisht brutalitetit të Beogradit ndaj kosovarëve.

Vuçiq ka shfrytëzuar rastin ta akuzojë Perëndimin që po thotë se Putin ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Me këtë rast ai ka përmendur edhe diçka që e ka bluar në mendje gjatë.  Ai ka përmendur edhe kthimin e kosovarëve, pas marrëveshjes së Kumanovës, që sipas tij janë kthyer më shumë se sa që kanë qenë në Kosovë,

“Tash në Perëndim e kanë gojën plotë me respektim të drejtës ndërkombëtare, e kur i pyesni për Kosovën, ata thonë se e ndaluan gjenocidin, e kur i pyet cilin gjenocid, thonë se e ndaluan katastrofën humanitare, sepse njerëzit iknin nga Kosova. Çfarë katastrofe humanitare, kur Kosova një muaj pas marrëveshjes së Kumanovës kishte më shumë banorë se më parë” ka thënë ai./Express

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!