Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kthimi i Ballukut në detyrë/ Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Gjykatës Kushtetuese

schedule20:56 - 12 Dhjetor, 2025

schedule 20:56 - 12 Dhjetor, 2025

Gjykata Kushtetuese ktheu në detyrë zv.kryeministren, njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Me shumicë votash të gjyqtarëve kushtetues, u mor ky vendim.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese u publikua edhe në Fletoren Zyrtare.

Mbi thelbin e kërkesës së kryeministrit, që është shfuqëzimi i vendimit të Gjykatës së Posaçme, Gjykata Kushtetuese do të mblidhet më 22 janar.

Aty do të shqyrtojë në themel të gjitha çështjet e ngritura prej qeverisë, që ka të bëjë me kompetencat.

Kryeministri Edi Rama në padinë e tij thotë se është kompetence e tij të vendos për emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe asnjë institucion tjetër nuk mund të vendosë masa që ndalojnë ushtrimin e detyrave të ministrave.

Njëkohësisht, edhe Gjykata e Apelit ka pranuar të marrë në shqyrtimin ankimimin e Ballukut për të gjitha masat e vendosura prej GjKKO./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!