Kthimi i azilkërkuesve, Greqia publikon listën e vendeve të sigurta

schedule09:36 - 6 Janar, 2020

schedule 09:36 - 6 Janar, 2020

Për të ulur numrin e refugjatëve dhe migrantëve që kërkojnë azil në Greqi, autoritetet atje kanë nxjerrë një listë me 12 vende, të cilat i konsideron si të sigurta për t’u kthyer.

Në mesin e këtyre vendeve renditet edhe Shqipëria.

Shumica e atyre që kërkojnë azil në Greqi vijnë nga Mesdheu dhe Azia, veçanërisht Afganistani, por edhe Siria, ikin nga lufta civile.

Lista e vendeve të konsideruara të sigurta për migrantët në Greqi, të cilët më pas do të mund të dëboheshin, përbëhet nga:

1- Gana
2- Senegal
3- Togo
4- Gambia
5- Maroku
6- Algjeria
7- Tunizia
8- Shqipëria
9- Gjeorgjia
10- Ukraina
11- India
12-Armenia

Lista është publikuar pas një vendimi të marrë nga ministria e Jashtëm dhe ajo e Mbrojtjes së Qytetarëve, bazuar legjislacionin e ri grek për aplikimin për azil.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!