Kthimi i anti-shpifjes, gazetarët: Shans për qeverinë që të tërheqë dy ligjet, beteja do vijojë deri ne Strasburg

schedule13:10 - 15 Janar, 2020

schedule 13:10 - 15 Janar, 2020

Gazetarët nuk kanë ndalur betejën kundër paketën anti-shpifje që u kthye në Kuvend për rishyqrtim edhe nga Presidenti Ilir Meta. Gazetari Gjergj Erebara mendon se Presidenti i ka dhënë një shans qeverisë për të hequr dorë prej ligjeve që censurojnë lirinë e shprehjes.

“PS duhet ta marrë këtë si shans të dytë që i jepet PS pqr t’u kthjelluar dhe për tu gjykuar realiteti asbhtu siç është, që ky është një ligj anakronik, është një ligj putinist, anti-europian”, shprehet Erebara.

“Në rast se  do ti lihet në dorë AMA-s dhe AKPEP-it që të interpretojnë se një media duhet mbyllur apo gjobitur për shkak të një informacioni atëherë unë besoj se këtu çdo qeveri që mund të jetë mund t’i shfrytëzojë këto dy autoritete për të sulmuar një media të caktuar”, thotë Hakorja.

Ndërsa kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Cipa evidenton edhe një fakt tjetër shqetësues për të.

“Variantin përfundimtar të draftit sipas arsyetimit të Presidentit nuk e kemi gjetur në faqen zyrtare të Parlamentit”, deklaron Çipa.

Kreu i zyrës për Lirinë e Medias në OSBE, Harlem Desire së fundmi premtoi që do të punojë më qeverinë për përmirësimin e ligjeve. Por gazetarët nuk e shohin me vend reagimin e tij.

“Ky qendrim i Desire është shumë i çuditshëm, kompromenton qëndrimet e organizatës që ai përfaqëson, besueshmërinë e institucioneve perëndimore në sytë e shqiptarëve”, shprehet Enton Abilekaj.

“Pretendimi i përfaqësuesit të lartë të OSBE, zotit Desire për riparje të këtij drafti është një pretendim mendoj unë alibik që nuk e tejkalon situatën”, thotë Aleksandër Çipa.

Taulant Balla paralajmëroi se qeveria pa hezitim do e miratojë sërish paketën anti-shpifje, por kjo nuk do të ndalojë betejën e gazetarëve për të vijuar kundërshtimin.

Gazetarët e shohin të panevojshme paketën pasi sipas tyre mediat online mund të vetërregullohen./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!