Kthim në kohë: Kim Kardashian “përqafon” trendin popullor të viteve 2000

schedule14:52 - 13 Tetor, 2020

schedule 14:52 - 13 Tetor, 2020

I mbani mend flokët frisé? Ata janë rikthyer në modë dhe ishte Kim Kardashian që e vërtetoi këtë. Mbretëresha e rrjeteve sociale tregoi modelin origjinal të valëzuar dhe voluminoz, duke treguar se trendi i frymëzuar nga fillimi i viteve 2000 është rikthyer sërish.

Kardashian lançoi koleksionin e ri të Skims, për të cilën ka vendosur që modelja që i reklamon të jetë pikërisht ajo. Ylli televiziv realizoi një set shumë “lakmitar”, por ajo që binte në sy ndër të tjera ishte dhe modeli i flokëve i huazuar nga fillim vitet 2000.

Realizimi i këtij modeli frisé nuk është aspak i vështirë. Mund të krijohen me gërsheta klasike ose me pjastër me forma: nga ato më të dendura dhe të theksuara deri te efekti i valëve të detit, që vijnë me onde më të mëdha.

Tani, mbetet vetëm të frymëzohemi nga Kardashian, ndoshta duke kombinuar modelin e pantallonave me bel të ulët, për të sjellë një look komplet të frymëzuar nga trendet e modës që kanë dominuar para dy dekadash. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!