Kthim në fillim: Kur “vdiste” PPSH dhe ngjizej PSSH – Vetting

schedule17:48 - 13 Qershor, 2020

schedule 17:48 - 13 Qershor, 2020

Nga kongresi i dhjetë i PPSH-së më 12 qershor 1991, tek kongresi i marsit 2020, ku u shfaq delegati 100-vjeçar, si relike e kohës kur PS ishte parti shtet.

Kërcënimet e byrosë politike ndaj Dritëro Agollit në seancën e drejtuar nga Gramoz Ruçi.

Zgjedhja e Fatos Nanos dhe si e drejtoi ai partinë në 14 vjet.

Largimi i Nanos dhe rruga e Edi Ramës drejt karriges së kryetarit socialist, ndryshimet që bëri në 15 vite nga trendafili rozë tek mavia e Rilindjes. Ngjarjet e rëndësishme të historisë së kësaj partie në 29 vjet.

Agolli nën kërcënimin e delegatëve komunistë të kongresit të 10-të të PPSH

Kur dikush jep shpirt të tjerët bërtasin. Ju bërtisni, pasi partia që iu polli ju, po jep shpirt në shtratin e vdekjes. Unë, kot mora mundimin t’a shpëtoja. Shpëtojeni vetë po mundët!

Unë do të largohem, pasi nuk e duroj dot erën e këtij të vdekuri dhe aq më tepër bërtitjet tuaja pranë të vdekurit“, pjesë nga fjalimi i Dritëro Agollit në kongresin e 10 të PPSH-së, kur partia shtet mori emrin Partia Socialiste e Shqipërisë.

Për më tepër, ju ftojmë të ndiqni të plotë historinë e PS-së së sotme të përgatitur nga gazetarja e Abc Neës, Luljeta Progni në emisionin “Vetting”. /abcnews.al