Ktheu ligjin që gjobit televizionet, Meta: Nuk dekretoj asnjë rregull që cenon lirinë e medias

schedule16:55 - 13 Korrik, 2020

schedule 16:55 - 13 Korrik, 2020

Presidenti Ilir Meta ka arsyetuar vendimin e tij për kthimin në Kuvend të ligjit që ndëshkon median.

Meta thotë se përkrah masat që ndihmojnë në përballimin e pasojave të pandemisë por nuk do të dekretojë asnjë ligj që cenon lirinë dhe pavarësinë e medias.

“Përkrah masat kufizuese objektive që ndihmojnë në përballimin dhe tejkalimin sa më parë të pasojave të pandemisë COVID-19.

Por nuk do të dekretoj asnjë rregull të ri, që në shpërdorim të procesit legjislativ dhe përmes masave ndëshkuese shproporcionale, cenon liritë dhe të drejtat kushtetuese të njeriut, veçanërisht lirinë dhe pavarësinë e medias”, thuhet në mesazhin e presidentit Ilir Meta.

Në shpjegimin që i bënte kthimit të ligjit, kreu i shtetit thekson se detyrimi i televizioneve për të ftuar jo më shumë se dy persona në studio (përndryshe gjobiten me 1 mln lekë) është joproporcionale në raport me rrezikun dhe shkel të drejtën e informimit./abcnews.al