Kthesa e Murrashit si “minë me sahat” për shoferët

schedule18:16 - 7 Shkurt, 2022

schedule 18:16 - 7 Shkurt, 2022

Kthesa e Murrashit është kthyer në aks problematik sa i takon qarkullimit të automjeteve, veçanërisht sa herë që vendi përfshihet nga moti me shi. Pasditen e sotme në këtë aks ka pasur rrëshqitje gurësh duke rrezikuar përdoruesit e kësaj rruge.

Gazetari i Abc në Librazhd Agim Blloshmi raporton se ekipet në terren po vijojnë pastrimin e rrugës.

Lexo edhe: Makina me goma përpjetë përfundoi në Shkumbin, pamjet e rënda nga aksidenti te “Kthesa e Murrashit”

Rënia e gurëve vijon ende duke rrezikuar edhe jetën e punonjësve pa kokore. Mëngjesin e sotëm në “Kthesën e Murrashit” u shmang tragjedia e radhës pasi autobusi me pasagjerë doli nga rruga por fatmirësisht pa të lënduar.

Pak ditë më parë një çift bashkëshortësh nga Kalimashi i Kukësit u shuan në një aksident tragjik vetëm pak metra nga ku sot doli nga rruga autobusi. Çifti nga Kukësi, Elmi 53 vjeç dhe Elona Keqa 35-vjeçe, humbën jetën, bashkë me ta edhe Elis Sulmataj 18-vjeç. /abcnews.al