Një 72 vjeçar italian ka përndjekur dhe ofenduar për 14 vite me radhë fqinjët e tij me kryefamiljar një shqiptar, bashkëshorten e tij rumune dhe djalin e tyre. Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Baricella të Bolonjës ku karabinierët bënë me dije se pas marrjes së denoncimit nga romunja kanë marrë dhe masa ndaj 72 vjeçarit, i cili prej 14 vitesh kishte nisur të persekutonte fqinjët e tij poshtë.
Në denoncimin e saj romunja kishte theksuar se tashmë qëndrimi paragjykues i të moshuarit ishte përkeqësuar me kalimin, duke kaluar nga ofendime të tilla si “Të huaj, kthehuni në Shqipëri me gomone!”, në frikë, pasi para pak kohësh kishte vendosur një kavanoz plot me fekale ose të një miu të ngordhur para derës.
Gjithashtu kërcënimet e të moshuarit ndaj familjes kishin vijuar dhe me drejtimin e një kaçavidë në vitin 2020, ku dhe pse ishte paralajmëruar nga karabinierët i moshuari nuk kishte ndalur qëndrimet e tij paragjykuese ndaj fqinjëve të tij.
Ndërkaq në lidhje me këtë ngjarje autoritetet vendosën që i moshuari duhet të ruajë një distancë rreth 500 metra nga çifti ndaj për këtë ai është detyruar që të largohet nga prona e tij në një objekt tjetër në provinca e identifikuar nga shërbimet sociale./abcnews.al