Kthehet shpresa në të gjithë botën, fillon rënia e rasteve me koronavirus në 24 orë

schedule07:12 - 27 Prill, 2020

schedule 07:12 - 27 Prill, 2020

E gjithë bota vijon sfidën me koronavirusin prej muajsh, deri më tani numri i të infektuarve ka arritur në 3 milionë, përderisa numri i të vdekurve ka tejkaluar shifrën mbi 207 mijë. Sipas raporteve të fundit në shtete të ndryshme duket se ka një rënie në numrin e viktimave dhe të infektuarve dhe pse shifrat sërish mbeten të larta në Amerikë, Britani, Francë, Itali, Spanjë.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin me te madh të te infetkuarve ku shifratt arrijn afer 1 milionë dhe po ashtu edhe numrin me të madh të viktimave nga koronavirusi  me mbi 55 mijë vdekje.

Ndërsa Italia që është vendi i dytë në botë për numrin e jëtëve të humbura në 24 orët e fundit ka raportuar shifrën më të vogël të viktimave që prej 14 marsit. Në orët e fundit në Itali kishin humbur jetën 260 persona, ndërsa kkishte regjistuar dhe 2,324 raste pozitive më shumë. Nurmi total i viktimave ka arritur më 26 644 dhe i të infektuarve 197 675.

Ndërkohë deri më tani në të gjithë globin sfidën me koronavirusin e kanë fituar mbi 877 mijë persona./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!