Kthehet për të shpëtuar macen, filmon pamjet e tmerrit nga zjarret në Athinë

schedule17:40 - 27 Korrik, 2018

schedule 17:40 - 27 Korrik, 2018

Një video që tregon momente nga zjarri masiv që shkatërroi çdo gjë në periferi të kryeqytetit të Greqisë, po bën xhiron e botës. Autori i saj kishte dalë nga banesa për të shpëtuar macen, ndërsa pret që flakët t’i afrohen. Fatmirësisht qytetari dhe macja kanë arritur të shpëtojnë.

Një video e publikuar në rrjetet sociale po bën xhiron e botës, pasi tregon tmerrin që kanë kaluar qytetarë të shumtë të rajonin të Atikës në Greqi. Një person në qytezën Mati, zona më e prekur dhe më e shkrumbuar nga flakët, doli në oborr për të shpëtuar macen e tij, ndërsa nxorri telefonin për të filmuar pamjet shokuese.

Ai qëndron për disa minuta jashtë, ndërsa flakët i afrohen me shpejtësi të madhe. Vetëm në momentet e fundit, qytetari grek vrapon për të hyrë brenda në banesën e tij, sëbashku me macen.

Personi që ka publikuar këto pamje filmike, njofton se janë xhiruar nga një mik i tij, i cili banonte në qytezën Mati. Ai thotë se autori i videos dhe macja e tij kanë arritur të shpëtojnë pa ndonjë dëmtim serioz, edhe pse zjarri ka kaluar sipër banesës./abcnews.al