Të gjithë këtë të dielë e keni nisur me një orë të humbur nga gjumi juaj, pasi ka filluar llogaritja e kohës përmes orës verore. Këtë 29 mars e kemi nisur me orën verore ku që prej orës 02:00, akrepat kanë kaluan 60 minuta para duke shënuar 03:00.
Ndryshimi i orës është aplikuar që nga viti 1981, që përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara.
Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ata lëvizin 1 orë pas./abcnews.al