“Kthehet” kryeqyteti/ Dinamo City e Partizani arrijnë suksese të rëndësishme

schedule12:34 - 11 Mars, 2025

schedule 12:34 - 11 Mars, 2025

Ishte dita e kryeqytetit. Skuadrat nga Tirana janë vënë shpesh në diskutim këtë sezon, por gjithsesi treguan se janë ende gjallë. Partizani e Dinamo ia dolën, ndonëse në mënyra të ndryshme në javën e 29-të të Superligës.

Të kuqtë patën karakterin dhe fatin që të përmbysnin rezultatin në Korçë ndaj Skënderbeut, edhe pse u vunë në vështirësi të madhe. Fillimisht, u dha një penallti e diskutueshme për vendasit, e cila solli protesta të mëdha nga partizanasit.

Vendimi I arbitrit nuk u ndryshua dhe Ardit Nikaj shënoi në 35’. Kryeqytetasit patën epërsi më pas dhe kërkuan të paktën barazimin, ndonëse bënë shumë gabime dhe portieri Qirko I shpëtoi në disa raste.

Rregulli I futbollit është që pëson kur nuk shënon dhe kjo I ndodhi Skënderbeut. Gjergji Kote, një korçar, barazoi për Partizanin në 66’ dhe fitorja erdhi nga rrjeta e minutës së parë shtesë nga Eleke.

Blutë nga kryeqyteti e patën situatën shumë më tepër nën kontroll ndaj Bylisit. Edhe pse këtë sezon vazhdimisht kishin humbur me ekipin nga Ballshi, të besuarit e trajnerit Ilir Daja kontrolluan gjithçka në “Elbasan Arenë”.

Itodo shënoi shpejt që në 7’, pastaj Dejvi Bregu dyfishoi rezultatin në 28’. Ruçi shkurtoi shifrat bukur që në pjesën e parë, në 34’, por Dejvi Bregu mbylli diskutimet pas pak më shumë se një orë lojë.

Vendasit patën pretendime ndaj gjykimit duke kërkuar dy penallti. Egnatia mbetet në vend të parë, ndërsa Dinamo mban pozicionin e dytë. Partizani duket më I qetë tani në vendin e katërt, pra në zonën e plej ofit për titull./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!