Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Kthehet kartoni ndaj Soucek, Dean kërkon të mos gjykojë në Premier League

schedule18:19 - 8 Shkurt, 2021

schedule 18:19 - 8 Shkurt, 2021

Në ndeshjen e fundit mes West Ham dhe Fulham (0-0), gjyqtari i ndeshjes, Mike Dean është vënë në qendër të akuzave për shkak të një kartoni të kuq të paqenë, dhënë ndaj mesfushorit të “çekiçëve”, Tomas Soucek.

Ky i fundit preku pa dashje serbin Mitrovic më bërryl në fytyrë, me sulmuesin që simuloi, duke rënë në tokë dhe Dean pasi e pa edhe në VAR, e gjykoi veprimin të dhunshëm, duke e larguar Soucek nga loja në minutat e fundit të ndeshjes. Pasi është shqyrtuar, Komisioni i Disiplinës ka vendosur të anulojë kartonin e dhënë ndaj lojtarit të West Ham.

Po kjo situatë nuk është mbyllur me kaq. Mësohet se tifozë të West Ham kanë kërcënuar me jetë gjyqtarin Mike Dean dhe familjen e tij. Si pasojë ai ka kërkuar nga Federata Angleze të mos gjykojë asnjë ndeshje në javën e ardhshme të Premier League. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!