Janë larguar nga skena e madhe e futbollit europian, por gjithsesi vazhdojnë të mbeten mes më të mirëve.
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kthehen sërish të kandidojnë në garat personale, pasi të dy janë përfshirë në listën e finalistëve për “Skuadrën e Vitit” që zgjidhet nga “FIFpro”, shoqata e futbollistëve profesionistë më e madhe në botë.
Mesi u përfshi së fundmi edhe mes finalistëve për trofeun “FIFA the Best”, ndërsa më parë bashkë me rivalin e tij të përjetshëm, Cristiano Ronaldo u lanë jashtë garës për “Topin e Artë”, për herë të parë në më shumë se 15 vitet e fundit.
Sipas listës së “FIFPro”, dy yjet e futbollit botëror do të garojnë për një vend në sulmin e skuadrës së vitit bashkë me emra të tjerë të mëdhenj si Haaland, Kane, Mbappe apo Vinicius Junior e po ashtu, janë bërë publikë edhe finalistët e tjerë sipas të gjithë reparteve në fushë, për portierin, mbrojtësit dhe mesfushorët më të mirë të 2024.
Skuadra më e mirë e vitit do të zgjidhet në ceremoninë e 9 dhjetorit, ndërsa do të votojnë 21 mijë futbollistë profesionistë nga 70 vende të ndryshëm të botës. /abcnews.al
Lista e plotë e finalistëve: