Kthehet Berat Gjimshiti/ Kapiteni kuqezi do të jetë në stol tek Atalanta

schedule12:34 - 17 Tetor, 2024

schedule 12:34 - 17 Tetor, 2024

Lajmet e këqia kanë përfunduar, të paktën për momentin. Berat Gjimshiti është kthyer në stërvitje tek Atalanta, dhe madje është gati për ndeshjen e radhës.

Kapiteni I kombëtares shqiptare, që humbi dy ndeshjet e përfaqësueses në Ligën e Kombeve, është kandidat për të qenë titullar në sfidën që ekipi nga Bergamo do të luajë të dielën në Serinë A në Venecia.

“La Gazeta delo Sport” shkruan se Gjimshiti minimalisht do të jetë në stol për trajnerin Gasperini, madje ka 40 për qind mundësi, në balotazh me mbrojtësin tjetër të qendrës, Hin.

Futbollisti 31-vjeçar u dëmtua në 2 tetor, në ndeshjen e Championsit ndaj Shahtarit në fushë asnjanëse, kur edhe shënoi golin e parë për Atalantën.

Më pas, ai ndjeu dhimbje në ije, dhe u zëvendësua në pushim, ndërsa nuk u aktivizua për mbi dy javë.

Gjimshiti ka pasur disa ndalesa kohët e fundit, dhe kjo duket normale ndërsa mosha bëhet gjithnjë e më e madhe, por gjithsesi është tepër I rëndësishëm për Atalantën dhe kombëtaren shqiptare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!