Kthehen mbetjet e Kurum/ Drejtori ekzekutiv i “Basel Action Network”: Nga ekzaminimet tona ka mbetje të rrezikshme. Presim autoritetet shqiptare

schedule10:08 - 28 Tetor, 2024

schedule 10:08 - 28 Tetor, 2024

Anija me 102 kontejnerë është ankoruar në Portin e Durrësit. Në një deklaratë për mediat, drejtori ekzekutiv o “Biasel Action Network”, Jim Puckett tha se është i sigurt që këto kontejnerë përmbajnë mbetje të rrezikshme, duke shtuar se kjo ngarkesë nuk duhet të transportohet në Tajlandë.

“Ne besojmë që pasdite anija do të ankorohet në këtë zonë, por nuk jemi të sigurt se çfarë do të ndodhë më pas. Jemi në dijeni që ka një procedim penal nga Prokuroria dhe besojmë që ekipi i prokurorisë të jetë këtu kur anija të arrijë. Shpresojmë që hapja e kontejnerëve të bëhet nën mbikëqyrje të rreptë deri sa çdo gjë të skanohet”, tha ai.

Gjithashtu gjatë kësaj deklarate ai shtoi se presin autoritetet shqiptare për të bërë një kontroll, duke nënvizuar se hapja e kontejnerëve duhet të bëhet nën kontroll të rreptë

“Më vonë kemi takime me Ministrinë e Mjedisit dhe shpresojmë të arrijmë që të kemi tre kampione me tre analiza nga tre organe të ndryshme”, tha ai.

Ndërsa u pyet lidhur me vendimin e Prokurorisë së Durrësit për sekuestrimin e kontejnerëve, tha se është një lajm i mirë dhe se kontejnerët duhet të ruhen në masa të rrepta.

“Nëse është e vërtetë dhe ne jemi 95 % të sigurt që përmbajnë mbetje të rrezikshme, mbetjet duhet të shkojnë në mënyrë definitive në një landfill që është për mbetje të tilla. Zgjidhja që ato kishin menduar nuk është e duhura”, tha më tej.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!