Kthehen kritikat për Muçin/ “Ylli kuqezi” nuk vlerësohet lart në Turqi këtë herë, gazeta “Fanatik”: Shqiptari, ndryshe nga më parë

schedule17:16 - 13 Nëntor, 2024

schedule 17:16 - 13 Nëntor, 2024

Nuk mund të jetë gjithmonë në maksimum, sidomos kur e ka bërë disa herë radhazi.

Ernest Muçi nuk mori vlerësime të larta për paraqitjen në sfidën ndaj Bashaksehirit në Superligën turke.

E përditshmja kryesore sportive në Stamboll, “Fanatik”, I kushtoi një shkrim dhe një titull kryesor yllit të Beshiktashit.

“Ernest Muçi u kthye në ditët e kritikave”, shkruan “Fanatik”, që theksoi se lojtari ofensiv shqiptar kishte shënuar tre gola radhazi në ndeshjet e kaluara ndaj Gallatasarajit e Kasimpashasë në kampionat dhe Malmos në Ligën e Europës.

Gazeta komentoi se 23-vjeçari bëri një paraqitje të zbehtë në krahun e majtë, ndryshe nga tri ndeshjet e kaluara, ndërsa u zëvendësua në 86’.

Gjithsesi, agjencia e specializuar e futbollit, “sofaskor” I dha Muçit notën 7.1, pak më lart se mesatarja e ekipit, dhe më mirë se 5 prej lojtarëve titullarë të Beshiktashit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!