“Kthehemi në shtëpi”, detaje nga Musikali Broadway Night: Në qendër vendimi i familjes shqiptare në SHBA

schedule09:41 - 13 Shkurt, 2024

schedule 09:41 - 13 Shkurt, 2024

Musikali Broadway Night “Kthehemi në shtëpi” do të vihet në sallën e Katedrales Ortodokse në datat 15 dhe 16 shkurt.

Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, udhëheqësja artistike, Linda Kazani dhe koreografi Sedmir Memia kanë ndarë detajet e kësaj komedie muzikore me këngët më të njohura të repertorit botëror ‘musical’.

Ata kanë zbuluar se kjo skenari e kësaj shfaqje ndërthuret me një histori shqiptare, lidhur me një familje emigrantësh që vendosin të lënë SHBA për Shqipërinë.

Ndërsa kanë theksuar se energjia e grupit është baza, pasi pjesë të tij janë aktorë dhe këngëtarë, të cilët duhet edhe të kërcejnë së bashku në momente të ndryshme.

“Kemi bërë disa projekte dhe ky është i treti. Skenarin e kam shkruar vetë. Bazohet në jetën e një familje shqiptare që jetojnë në Amerikë. Papritur vajza ka njohur një djalë amerikanë dhe këta kanë vendosur të rikthehen në Shqipëri.

Vështirësia e punës është që këtyre është që duhet të përshtaten dhe të nxjerrin në pah më të mirat”, u shpreh Kazani.

“Janë katër backvocale dhe 5 veta personazhe në skenë. Janë diku 9 veta që kërcejnë dhe këndojnë. Janë 3 aktorë dhe 2 këngëtarë, edhe këta ndihmojnë njëri tjetrin. Duhet të programosh një lloj mënyre se si duhet t’ia shpjegosh, pasi nuk është njëlloj si me një profesionist, sepse ndryshe është dikush, ndryshe është dikush tjetër. Energjia e grupit është baza, në momentin që nuk ka energji nuk bëhet”, tha Memia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!