“Kthehem të hënën, dua ende tituj me Juven”, Chiellini konfirmon qëndrimin në Torino

schedule15:23 - 29 Korrik, 2021

schedule 15:23 - 29 Korrik, 2021

E ardhmja e Giorgio Chiellinit te Juventusi ende nuk është e sigurt, pasi firma mbi kontratë nuk ka ardhur dhe mbrojtësit i ka përfunduar marrëveshja me bardhezinjtë.

Nëse deri më tani ai nuk kishte folur, Chiellini nga Livorno në mënyrë indirekte konfirmoi se do jetë në Torino edhe të paktën sezonin e ardhshëm për të fituar ende trofe.

“Më duhen edhe disa ditë pushime për t’u rikuperuar nga lodhja e muajit të fundit, por të hënën do të vij në Torino dhe jam i lumtur që do të nis sërish.

Me fitimin e Europianit ne shkuam përtej ëndrrës më të madhe. Dua të ngre edhe disa trofe sepse të vesh fanellën e Juventusit, pa simbolin e titullit në fanellë, thjesht më bën më të uritur dhe më motivon më shumë”, përfundoi Chiellini.

Chiellini u bashkua me Juventusin në vitin 2005 dhe zhvilluar 535 paraqitje për klubin në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 36 gola dhe duke dhënë 24 asiste. Ai fitoi nëntë tituj të Serisë A, pesë edicione të Coppa Italia, pesë superkupa italiane, si dhe titullin e Serie B. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!