Kombëtarja gjermane u shokua mbrëmjen e djeshme nga Spanja, pas humbjes 6-0 nga iberikët. Menjëherë pas ndeshjes filluan polemikat, ku ish-lojtarë të ndryshëm të Gjermanisë kritikuan Joachim Low. Ishte Bastian Schweinsteiger, i cili nuk e kupton se pse emra si Muller apo Boateng janë jashtë ekipit, ndërkohë që ata janë titullarë te Bayern Mynich.
“Trajneri i kombëtares dhe ekipi i tij janë i një mendimi, por fatkeqësisht unë personalisht kam një tjetër mendim. Lojtarë si Jerome Boateng apo dhe Thomas Muller fituan çdo gjë në Europë dhe Gjermani me ekipin më të mirë të Europës për momentin. Ata luajnë rregullisht me ekipin e tyre”, deklaron gjermani.
Time to take @JeromeBoateng back ?? #ESPGER @DFB_Team
— Mesut Özil (@MesutOzil1088) November 17, 2020
“Pse nuk janë në ekipin kombëtar? Në ndeshje si ajo me Spanjën është shumë e rëndësishme që në fushë të jenë lojtarë që kanë përvojë dhe cilësi. Është e dukshme që ne nuk i kemi cilësitë e kërkuara”, përfundon Schëeinsteiger. Një thirrje tjetër për rikthimin e Boateng te Gjermania erdhi dhe nga lojtari i Arsenal, Mesut Ozil, i cili përmes një postimi në “Twitter” e bëri kërkesën e tij publike. /abcnews.al