“Kthe borxhin e drogës 6.000 paund”, ish të dënuarit rrëmbejnë shokun e qelisë në Britani, ndalohen nga policia e Durrësit

schedule13:34 - 28 Nëntor, 2023

schedule 13:34 - 28 Nëntor, 2023

Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga policia e Durrësit. Mësohet se tre shtetas, të dënuar në Britani për trafikim të lëndëve narkotike, kanë tentuar të rrëmbejnë një tjetër të dënuar. Kjo pasi sipas tyre, ky i fundit i kishte borxh 600 euro nga trafikimi i drogës.

Ata e kanë marrë me forcë 30-vjeçarin dhe e kanë futur në makinë, gjatë kohës që po lëviznin në zonën e plazhit janë ndaluar nga policia dhe janë arrestuar.

Njoftimi i policisë:

Morën me forcë një shtetas, në automjet, ndërhyrja në kohë e Policisë bëri të mundur lirimin e 30-vjeçarit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Borxhi”, u kapën dhe u vunë në pranga 3 shtetasit që morën me forcë dhe i hoqën lirinë 30-vjeçarit.

Pengamarrja, për shkak të një borxhi për veprimtari kriminale të kryer jashtë shtetit, në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Autori kryesor i pengmarrjes dhe shtetasi i marrë peng, të dy të dënuar më parë, në Britani, për krime në fushën e narkotikëve.

Shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencën policore se tre shtetas kishin marrë peng një shtetas dhe po lëviznin në zonën e plazhit, në drejtim të Shkozetit, me një automjet, kanë organizuar punën dhe falë reagimit në kohë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar.

Nga kontrolli rezultoi se në automjet ndodheshin 4 shtetas, njëri nga të cilët ishte i marrë  peng nga 3 shtetasit e tjerë.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi ishte marrë dhe mbajtur pa dëshirën e tij, në automjetin tip “BMW X5”, nga shtetasit 27 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë, 26 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës dhe 29 vjeç, banues në lagjen nr.14 Shkozet, Durrës.

Këta tre shtetas po e kërcënonin shtetasin, për t’iu dhënë shumën 6 000 paund, të cilën shtetasi pretendonte se ia kishte detyrim shtetasi për një çështje droge në kohën kur të dy këta shtetas kryenin dënimin për narkotikë, në shtetin britanik, në të njëjtën qeli burgu.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve dhe dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, të kryera në bashkëpunim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!