Ksamil/ Mbetën në det me një pedalon për shkak të erës, policia u vjen në ndihmë 4 pushuesve

schedule09:18 - 23 Gusht, 2023

schedule 09:18 - 23 Gusht, 2023

Policia Kufitare dhe Delta Forcë i kanë ardhur në ndihmë katër pushuesve, dy prej të mitur të cilët kishin mbetur në det me një pedalon.

Pushuesit nuk mund ta nxirrnin pedalonin në breg për shkak të erës dhe dallgëve të larta.

Shtetasit e shpëtuar janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

?Gjiri i Ksamilit

Mbetën në det, me një pedalon, të cilin nuk e nxirrnin dot në breg për shkak të erës dhe dallgëve të larta, Policia Kufitare dhe Delta Forcë iu shkojnë në ndihmë 4 shtetasve (2 prej tyre të mitur).

Pas kërkesës për ndihmë, të ardhur për 4 shtetas të cilët ishin bllokuar në det me një pedalon që nuk mund ta nxirrnin në breg, për shkak të ndryshimit të menjëhershëm të kushteve meteorologjike dhe dallgëve të larta të detit, shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës dhe ato të repartit të Delta Forcës kanë organizuar punën, me qëllim ofrimin e menjëhershëm të ndihmës.

Si rezultat i mbërritjes së shpejtë në zonën e sinjalizuar, të 4 shtetasit (2 prej tyre të mitur) janë shpëtuar dhe janë nxjerrë në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Shtetit fton çdo qytetar/turist që gjendet në një nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Policisë, të kërkojë ndihmë, dhe reagimi do të jetë i menjëhershëm./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!