Kryhet me sukses operacioni i rrallë në QSUT

schedule10:19 - 26 Prill, 2024

schedule 10:19 - 26 Prill, 2024

TIRANË- Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është kryer një operacion i rrallë tek një pacient 30-vjeçar.  Lajmi bëhet i dituar nga Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu me anë të një njoftimi në “Facebook”.

Njoftimi i ministres:

Një ndërhyrje delikate është realizuar me sukses tek një pacient 30 vjeçar nga personeli i Shërbimit të Neurokirurgjisë në bashkëpunim me Shërbimin ORL-së në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Për herë të parë në strukturat e shëndetit publik  nga bashkëpunimi i ekipit multidisiplinar dhe aparaturave bashkëkohore, kryhet një operacion në qendrën shumë delikate të trurit (rregjioni supraselar)duke eleminuar ndërhyrjen përmes kokës.

Pacienti është jashtë rrezikut për jetën falë punës profesionale e të përkushtuar të ekipit të mjekëve neurokirurgë, ORL e anesteziste, Prof. Artur Xhumari, Dr. Tedi Minarolli, Dr. Myfit Saraçi si dhe personelit infermieror Ridvana Gjura, Ervin Meta të cilët asistuan gjatë ndërhyrjes kirurgjikale./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!