Kryhen verifikime pas pretendimeve të opozitës gjatë përplasjes para Kuvendit/ AMP: Polici nuk kishte armë

schedule10:19 - 18 Tetor, 2024

schedule 10:19 - 18 Tetor, 2024

Pas pretendimeve të opozitës se gjatë përplasjes para Kuvendit një ditë më parë, se polici kishte armë, janë kryer verifikime. AMP ka sqaruar se polici nuk kishte armë.

Gazetarja Xhensila Kodra tha për ABC News të njëjtat burime pohojnë se gjatë tubimeve një punonjës policie nuk duhet të ketë armë me vete dhe nga AMP pohohet se punonjësi nuk ka pasur armë.

Nga drejtoria e Policisë së Tiranës kanë nisur hetimet në gjendje të lirë, për organizatorët e tubimit, pasi para Bashkisë së Tiranës ka pasur edhe djegie të gomave. Sipas burimeve pritet të referohen materiale në prokurori për Klevis Balliun dhe Adriana Kalaja si organizator, por edhe për persona të tjerë. Mësohet se do të jetë 10 persona të cilët pritet të hetohen në gjendje të lirë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!