Kryetarja e opozitës: Bjellorusia po përdor emigrantët për të shantazuar Europën

schedule12:25 - 2 Tetor, 2021

schedule 12:25 - 2 Tetor, 2021

Bjeollorusia po përdor emigrantët për të shantazhuar Europën, sipas kryetares së opozitës në vend, Sviatlana Tsikhanouskaya. Në një intervistë gjatë Forumit të Demokracisë në Athinë , ajo shpjegoi sesi autoritetet bjelloruse po bëjnë presion mbi kufijtë europianë.

“Të gjitha ato grupe njerëzish që po përpiqen të kalojnë kufijtë, janë të shoqëruar nga persona të KGB –së (polici sekrete). Kjo është arsyeja pse ata janë “grupe të organizuara”, tha Tsikhanouskaya.

“Sigurisht, është një situatë e vështirë për Europën se çfarë duhet të bëjë me ata njerëz, sepse këta emigrantë janë gjithashtu peng të sistemit. Ata nuk janë fajtorë që u bënë viktima të këtij regjimi. Por ju nuk duhet të lejoni që regjimi të shantazhojë Europën me emigrantët ”.

Presidenti Aleksandër Lukashenko po planifikon nga ana tjetër një referendum që kërkon të legjitimojë pushtetin dhe të krijojë një organ të ri drejtues të quajtur Asambleja Popullore e Bjellorusisë.

Por opozita ka deklaruar se nuk do ta njohë rezultatin./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!